Epiqendra e Covid-19 pas më shumë se dy muajsh izolim qyteti i Wuhanit do të rifillojë qarkullimin e transportit më 8 prill duke hequr në mënyrë efektive një karantinë masive mbi qytetin ku koronavirusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar.
Lehtësimi i kufizimeve vjen pasi provica Hubei nuk raportoi raste të reja që nga 19 Mars, një rënie dramatike nga lartësia e një epidemie që infektoni më shumë se 80,000 kinezë dhe vrau mbi 3.200, shkruan bloomberg, transmeton Klan Kosova
Pjesët e tjera të provincës Hubei, kryeqytet i së cilës është Wuhani, do t’i heqin ndalesat në udhëtim nga 25 marsi.
Covid-19 arriti të shpërndahej në mbi 150 vende të botës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, pandemi.
Kujtojmë se sëmundja ka prekur mbi 381,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16,500 kanë vdekur.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.