Tërë jetën ia kushtoi teatrit.
Për punën dhe kontributin e tij ndër vite të premten aktori dhe dramaturgu Enver Petrovci u shpërblye.
Ministri i Kulturës Hajrulla Ceku i ndau çmimin vjetor për vepër jetësore në teatër.
Pos çmimit për vepër jetësore u ndanë edhe disa çmime. Çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda Zana Hoxhës, për regjinë më të mirë i takoj Blerat Nezirajt, derisa çmimi për aktorin më të mirë i takoj Armend Ismajlit. E çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar e mori shtëpia teatrore “Akt” e udhëhequr nga Mentor Zymberaj.
https://www.youtube.com/watch?v=485dXozrkfA
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.