Lajmet e fundit

Marco Verrati është gati të largohet nga Paris Saint-Germain, disa muaj pasi i njëjti rinovoi kontratën me parisienët.
Kjo vjen pasi trajneri i PSG-së, Luis Enrique, e ka informuar Verrattin se italiani nuk përfshihet në planet e tij, pas lidhjes së këtij të fundit me Arabinë Saudite.
Enrique raportohet t’i ketë thënë Verrattit drejtpërdrejt se “nuk do të luash kurrë me mua”, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Verratti ishte i lidhur me një largim në Arabinë Saudite, përkatësisht në klubet Al-Hilal dhe Al-Ahli gjatë verës, ndërsa kohët e fundit është përmendur edhe skuadra nga Katari, Al-Arabi.