26.01.2016 · përditësuar para 3840 dite1 min lexim
Të shtunën luhet Barcelona-Atletico Madrid një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion në La Liga.
Por edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga dueli i Camp Nout te Barcelona vëmendja është e gjitha te ndeshja e kthimit për cerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos që do të zhvillohet këtë të mërkurë.
Diçka e tillë dallohet në fjalët e Luis Enriques. Edhe pse vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë që u luajt në San Mames, trajneri asturian nuk i zë aspak besë Bilbaos.
"E vetmja ndeshje thelbësore për ne në këtë moment është ajo ndaj Athletic Bilbaos. Nuk mendojmë për Atleticon e Madridit pasi më parë duhet të sigurojmë kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit".
Plot 24 ndeshje pa humbje, Barcelona në këtë periudhë po ecën me hapa të frikshëm. Ky fakt e këanq së tepërmi Luis Enrique i cili dha një mendim edhe për rinovimin e mundshëm të kontratës mes Neymar dhe klubit katalanas.
"Këto janë statistika që tregojnë se skuadra është konstante. Megjithatë nuk kemi fituar ende asgjë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me këto ritme. Rinovimi i Neymar? Besoj se herët apo vonë ai do të firmosë kontratën e re".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.