Lajmet e fundit
Argjentinasi mund të arrijë shifrën magjike nëse shënon të shtunën, pasi ka shënuar 449 herë për klubin dhe 50 gola në fanellën e Argjentinës.

Luis Enrique ka lavdëruar statistikat e mëdha të Lionel Messi, para përballjes El Clascio ndaj Real Madrid të shtunën.
Messi ka shënuar 449 gola për Barcelonën, të cilëve ua shton edhe 50 në fanellën e Argjentinës dhe mund të arrijë shifrën magjike 500 gola në karrierë, nëse shënon të shtunën.
Enrique ka thënë se 28 vjeçari është unik dhe mendoj se të tjerët do të dështonin të krahasoheshin me të edhe nëse do t’u llogariteshin golat e shënuar në stërvitje.
“Messi është në prag të arritjes së shifrës 500 gola në karrierë, që është diçka e jashtëzakonshme”.
“Lojtarët tjerë mund të mos e arrijnë këtë shifër edhe nëse u numërohen golat e shënuar në stërvitje”.