Lajmet e fundit
Në mungesë të presidentit të klubit, për momentin është Luis Enrique ai që ka marrë në duar pushtetin tek Barcelona.

Në pritje të zgjedhjes të presidentit të ri të klubit, Luis Enrique është për momentin numri një i Barcelonës. Kjo do të thotë që ai ka të njejtën fuqi si menaxherët e Premier League dhe se ai qëndron prapa nënshkrimit me Aleix Vidal dhe Arda Turan.
Vetëm një muaj më herët, kur Enrique u pyet për vazhdimin e tij me katalanët ai u shpreh i pasigurtë. Prandaj, pak do ta kishin menduar atë në pozitë që është sot: njeriu kryesor i klubit. Ai tani është njeriu kryesor, ai që drejton klubin, që kryen marrëveshjet dhe ndërton skuadrën për sezonin e ri.
Aleix Vidal dhe Arda Turan janë dy shembuj të qartë të ndikimit të madh të tij. Luis Enrique ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe më pas edhe me lojtarin për ta bindur që të transferohet tek Barça, tregon agjenti i Arda Turan, Ahmen Bullut.
Pas shkarkimit të Andoni Zubizarretas në fillim të vitit, Enrique pati thënë që pozita e tij ishte dobësuar. Por, fitimi i tre titujve ka bërë që ai të jetë njeri me pushtet në kampin katalan.