Lajmet e fundit

Luis Enrique, e ka festuar fitoren e tij të 100-të me Barcelonën, pasi goli i Ivan Rakitic korri fitore kundër Athletic Bilbao.
Që kur është bërë trajneri i Barcelonës në maj të vitit 2014, Luis Enrique e ka festuar fitoren e 100-të nga 126 ndeshje që ka zhvilluar Barcelona, dhe fitorja e fundit ka ardhur pas një beteje te ashpër në fushën e San Mames, pasi po binte shi.
Rakitic ka shënuar gol në gjysmën e parë të ndeshjesh.
“Jam shumë i lumtur me rezultatin që është arritur kundër Athletico’s”, ka thënë trajneri.
“Është rezultat që na jep forcë dhe kemi marrë edhe tri pikë me meritë”.
“Edhe pse disa lojtarë na mungojnë, e shoh ekipin me shumë pozitivistet, kemi një staf të madh të gatshëm për të konkurruar”, ka thënë ai, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.