Lajmet e fundit

Këtë të enjte, Barcelona do të udhëtojë drejt Madridit për t’u ndeshur në stadiumin Vallecas me një nga skuadrat më të mira të La Ligas përsa i përket qarkullimit të topit dhe në prag të një sfide të tillë trajneri asturian i kampionëve në fuqi të Spanjës kërkon përqëndrim maksimal nga futbollistët e tij.
Për ta zgjatur sërish në 8 pikë avantazhin ndaj Atleticos së vendit të dytë, Barca ka nevojë për një fitore ndaj Rayo Vallecanos, që mbi të gjitha do t’i shërbente blaugranave për të thyer edhe rekordin e Realit të sezonit 1987-1988 duke e cuar në 35 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.
Trajneri katalunas Luis Enrique ka thënë se përballja me Rayo do të jetë e vështirë.
“Nuk do të zija asnjëherë besë një skuadre si Rayo Vallecano për më tepër në një moment të tillë kur ata kanë 7 javë që nuk humbasin në La Liga".
"Edhe nëse do të luanim në shtëpi nuk do ta kishim të lehtë ndaj tyre. Për vështirësinë që paraqet Rayo si ekip dhe për atë që transmeton Paco Jemez si trajner te kjo skuadër u kam bëre mëse të qartë futbollistëve të mi që duhet të djersinë në fushë për të marrë tre pikët".
"Na pret një ndeshje shumë e vështirë”.