Lajmet e fundit
Shefi i Blaugranave ka thënë se mbrojtësi i Realit ka të drejtë kur thotë se periudhave të dominimit u vie fundi.

Sergio Ramos ka thënë se dominimi i Barcelonës do të shohë fundit pasi “asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, dhe Luis Enrique pajtohet.
Duke folur vetëm një javë pas debaklit 4-0 që nga skuadra katalane, Ramos tha: “Barcelona duhet të kënaqet sa më shumë që mundet, pasi asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.
Ish mesfushori i Realit dhe Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se Ramos ka të drejtë.
“Ky është realiteti”.
“Skuadrat punojnë në cikle, askush nuk e fiton dot çdo titull. Ky është momenti ynë dhe të shpersojmë që të zgjatë sa më shumë”.
“Është logjike që do të përfundojë, por lojtarët po punojnë shumë që ta zgjasin”.