Lajmet e fundit
Askush nuk është duke folur për varësinë e Barcelonës nga Lionel Messi pasi skuadra është duke luajtur mirë dhe duke fituar ndeshjet, mendon shefi i pankinës së katalanëve.

Luis Enrique e ka pranuar se Barcelonës i mungon Lionel Messi, por beson se skuadra e ka treguar veten në mungesë të tij.
Barcelona fitoi 3-0 ndaj BATE Borisovit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, me dy golat e Luis Suarezit dhe një të Neymarit.
Katalanët janë liderë të Grupit E me 10 pikë nga katër ndeshje – vetëm një barazim ndaj Romës më 24 nëntor.
Lëndimi të cilin Messi e mori më 26 shtator, në fitoren 2-1 ndaj Las Palmas, ka pasur pak ndikim në formën e Barçës, pasi skuadra kampionë e Europës ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura.
“Na mungon Messi, por skuadra është mjaft e fortë”.
“Nuk kemi varësi nga Messi dhe këtë gjë skuadra e ka treguar në ndeshjet e fundit”.