Lajmet e fundit
Strategu spanjoll ka thënë se braziliani është një nga lojtarët më të mirë në botë, pa kurrfarë dyshimi.

Luis Enrique e ka cilësuar Neymarin si një nga më të mirët në botë.
Braziliani ka shkëlqyer këtë edicion, duke e mbajtur peshën e skuadrës mbi supe pas lëndimit të Lionel Messit.
Paraqitjet e mira bënë që ai të jetë pjesë e treshes finaliste për Topin e Artë këtë vit dhe Enrique rezervon fjalët më të mira për asin brazilian.
“Kur ai arriti në Camp Nou, ishte pothuajse në nivelin që është tani. Numrat e tij janë të jashtëzakonshëm. Ai po i ndihmon këtij ekipi në shumë aspekte”.
“Është një lojtar i shkëlqyer që mund tu sjellë shumë vështirësi kundërshtarëve me teknikën e tij e që gjithashtu shënon gola. Neymar hyri në mesin e tre më të mirëve për Topin e Artë dhe besoi se do ta shohim për shumë vite në këtë treshe”.
“Çka kemi humbur me lëndimin e tij? Nuk e kishim as Messin muaj më parë, por gjetëm një zgjidhje. Edhe tani do të gjejmë një. Jemi të qetë, ai nuk do të jetë shumë jashtë fushave”.