Lajmet e fundit
Strategu spanjoll është duke menduar të ndryshojë taktikën e lojës, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit

Luis Enrique po mendon të ndryshojë sistemin tradicional 4-3-3 të katalanasve, pas performancave të dobëta kohët e fundit kundër Paris Saint Germain dhe Leganes.
Pas disfatës poshtëruese 4-0 në Paris të martën e kaluar, Enrique u përfshi në një diskutim të nxehtë me reporterin Jordi Grau, në intervistën e pas ndeshjes pasi kur u pyet përse nuk bëri ndryshime taktike trajneri ju përgjigj: "Duket se nuk e ke parë ndeshjen pasi ne ndryshuam nga 4-3-3 në 4-2-3-1 në pjesën e dytë”.
Barcelona vuajti shumë taktikisht si ndaj PSG, ashtu edhe ndaj Leganes në ndeshjen pasardhëse në kampionat.
Duke parë performancat e dobëta në dy takimet e fundit Luis Enrique po mendon për një ndryshim taktik për të cilin inspirohet nga kujtimet e së kaluarës.