Lajmet e fundit

Ish-mesfushori argjentinas, Hector Enrique, e ka dhënë vlerësimin e tij në debatin se a është Lionel Messi apo Diego Maradona lojtar më i mirë, duke pretenduar se ylli i Barcelonës nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Maradonës.
“Fatkeqësisht, Messi e ka pasur një periudhë të vështirë me ekipin kombëtar. Shpresoj që në Kupën e Botës të radhës do ta ketë fatin që e kishim ne, por Messi nuk do ta arrijë asnjëherë nivelin e Maradonës”, ka thënë Enrique për “Ataque Futbolero”, përcjell Klan Kosova.
“Ajo që unë e dua është që Messi të luajë. Nëse ai nuk kalon mirë me skuadrës, është më mirë të mos vijë fare”.
Messi do të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës për turneun Copa America këtë verë, kur do ta ketë mundësinë ta fitojë një trofe të rëndësishëm për vendin e vet.