Lajmet e fundit
Kapiteni i Argjentinës është në rrugë të mirë për t’u kthyer nga lëndimi, ka thënë menaxheri i klubit, por pa caktuar datë kur kjo do të ndodhë.

Luis Enrique ka thënë se shërimi i Lionel Messit është duke ecur më mirë se ç’pritej, por pa përmendur ndonjë datë.
Pitet që asi argjentinas, që ka mbetur jashtë fushave të blerta shkaku i lëndimit të gjurit që nga fundi i shtatorit, të jetë i gatshëm për derbin ndaj Real Madridit më 21 nëntor.
Luis Enrique, megjithatë, nuk ka lënë të kuptohet se është i shqetësuar për datën.
“Nuk kam lajme të reja. Ai është duke e kapërcyer mirë lëndimin”.
“Secili lojtar ka kohë të ndryshme në të cilën e kapërcen lëndimin, por ai është duke ecur goxha mirë”.
“Kur e kemi Messin ne luajmë më mirë dhe më me siguri, por kemi edhe lojtarë tjerë në të cilët mund të mbështetemi”.