Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës e ka krahasur performancën e dobët të skuadrës së tij në humbjen 3:0 ndaj Juventusit, me humbjen e Barçës nga Paris Saint Germain në ndeshjen e parë të rundit të kaluar.
Tani, Luis Enrique beson se është e vështirë që ata ta përsërisin trukun, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Ishte një pjesë e parë e vështirë, shumë e ngjajshme me atë në Paris, dhe e dyta ishte shumë më e mirë”, tha Enrique për Mediaset Premiumm.
Është hera e dytë që kjo ka ndodhur. Është zor të mendosh për një rikthim, por do të tentojmë të rimëkëmbemi dhe të performojmë mirë në ndeshjen e kthimit”, përfundoi spanjolli.