Lajmet e fundit
Trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique, është i vendosur që ta lë klubin kësaj vere edhe nëse e fiton tripletën.

Këtë verë do të mbahen zgjedhjet brenda klubit katalanas. Sipas zakonit, nëse ndërrohet presidenti rrjedhimisht i bie që të ndërrohet edhe trajneri.
Enrique është në rrugë të mirë që këtë stinor të fitojë Champions League, La Ligën dhe Kupën e Mbretit.
Me të dëgjuar për këtë, Manchester City ka shprehur interesim të madh për angazhimin e 45 vjeçarit.