Lajmet e fundit
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për ndeshjen e radhës që Barcelona e zhvillon në Champions ndaj Bayern Munchen në Gjermani.

Ndeshjen e parë ekipi spanjoll e fitoi 3-0, kurse për ndeshjen kthyese Enrique thotë se duhet pasur kujdes.
“E pashë ndeshjen që ata e humbën, por për 75 minuta luajtën me një futbollist më pak. Nuk do të jetë lehtë në Munchen, sepse ata janë një rival unik. E dimë se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje”, ka deklaruar Enrique.