Lajmet e fundit

Mbrëmë janë mbajtur çmimet kryesore latinë në muzikë, Billboard Latin Music Awards 2015.
Në këtë ceremoni më së shumti çmime mori Enrique Iglesias, me gjithsej 9 nga 19 nominime sa kishte pasur.
Shakira u shpall si artistja më e njohur në internet, pasi që ka 10 milionë pëlqime në Facebook , më shumë se secili artist tjetër në botë.
Jennifer Lopez nderoi këngëtaren e vrarë vite më parë, Selena duke kënduar disa këngë të saj.
Artisti me turneun më të realizuar latin u shpall Marc Anthony ndërsa Santana mori shpërblimin për albumin më të mirë. Romeo Santos është shpallur artisti i vitit. J Balvin ndonëse emër i ri në skenë, ka marrë gjithsej 12 nominime.