Lajmet e fundit
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është i kënaqur me turin parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se u mposht nga Manchester Untied e Chelsea.

Luis Enrique është i kënaqur me parasezonin e Barcelonës në Shetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse kampionia e Evropës fitoi vetëm një nga tre ndeshjet e luajtura.
Barcelona u mposht nga Chelsea me penalti, pas barazimit 2-2 në lojën e rregullt, si edhe nga Manchester Untied me rezultat 3-1, tre ditë më përpara.
Por, megjithë rezultatet jo fort të mira, Endrique është shprehur i kënaqur me përgatitjet.
“Ne kemi pasur mundësi të luajmë me kundërshtarë të denjë para shumë fansave dhe kemi promovuar klubin”.
“Për gjithë këto, ne jemi të kënaqur”.
“Rezultatet janë tjetër gjë dhe ne përmirësohemi përditë”.