Lajmet e fundit
Turku ka luajtur rregullisht për Barcelonën qëkur iu dha mundësia – në janar, dhe trajeri është shprehur i kënaqur që mund ta përdor në pozita të ndryshme.

Luis Enrique është i impresionuar nga aftësia e Arda Turan për të luajtur në shumë pozicione.
Për shkak të ndalesës së transferimeve, Arda arriti të luajë për Barcelonën tek në janar, megjithëse qe transferuar nga Atletico Madrid në korrik të vitit të shkuar.
Turan që nga janar ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa Enrique është i lumtur që mund ta përdor në shumë pozicione.
“Arda luan mirë në mesin e fushës, por edhe në krahë dhe deri tani ka luajtur mirë në gjitha pozitat”.
“Secila pozitë ka kërkesat e veta, por Arda është duke luajtur mirë pa marrë parasysh pozitën”.