Lajmet e fundit
Trajneri i katalanëve synon që në janar të përforcojë skuadrën pasi tashmë e ka kuptuar se lojtarët që ka në bankë nuk i përmbushin aspak nevojat që ka.

Luis Enrique synon që në afatin e janarit të transferojnë në Camp Nou disa futbollistë.
Veç Shkodran Mustafit, mbrojtësit të Valencias, strategu spanjoll synon edhe përforcimin e mesfushës, përkatësisht pozitës së Pedros.
Për këtë qëllim ai ka vënë në shënjestër Yarmolenkon dhe Noliton.
Por ndoshta transferi më i madh që synon është ai i asit brazilian të Liverpoolit, Coutinho.
Për ta realizuar këtë kalim pritet që ndërmjetës të jetë një tjetër brazilian – Neymar.