Xhudistja nga Kosova, Enise Zijade, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.
Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj xhudistes serbe Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon, raporton Klankosova.tv
Në fazën gjysmëfinale, ajo do të përballet me India Serafini nga Italia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.