Basketbollistja me perspektivë nga Vushtrria që sezonet e fundit është pjesë e KosovaHome Prishtinës së fundmi ka fituar bursë në SHBA.
Enisa Kamerolli është vetëm 17 vjeçare dhe tek ekipi i Kosova Home Prishtinës është ndër lojtaret kryesore.
Përpos që ka statistika fenomenale ajo në ndeshje historike në Superligën e Femrave ku ndeshja shkoi në 4 vazhdime, mori barrën e ekipit të saj ku 3 herë radhazi qëlloi pikët vendimtare për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Po ashtu ajo në atë duel kontriboi me shifrat magjike “triple-double”.
Në ASIST-in festiv, Enisa tregon rreth bursës që ka marrë dhe se ku do t’a vazhdojë karrierën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=YC18aQeLHrM&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.