Lajmet e fundit

Mesfushori Engjëll Hoti, që ishte pjesë e FC Llapit, ka qenë njëri nga futbollistët e ekipit nga Podujeva që arriti suksesin më të madh në histori duke fituar Kupën e Kosovës.
Paraqitjet e mira të futbollistit 24 vjeçar iu kanë rënë në sy disa ekipeve të Kosovës, por edhe jashtë saj.
FC Llapi dëshiron ta mbajë futbollistin dhe i ka ofruar vazhdim të kontratës Hotit, kurse për garat evropiane interesim ka pasur edhe nga FC Drita.
Gjithashtu interesim ka shfaqur edhe ekipi nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija, si dhe skuadra nga Shqipëria, KF Tirana.
Hoti është kontaktuar edhe nga disa skuadra nga Zvicra.
Në ditët në vazhdim, Engjëll Hoti pritet të vendosë të ardhmen e tij. Në Kosovë ai ka luajtur edhe për Trepçën ’89, kurse në Gjermani ka qenë pjesë e disa skuadrave të grumposhave si Stuttgart, Kaiserslautern dhe Barunschweig.