Lajmet e fundit

Vitali Kutuzov ka folur në lidhje me karrierën e hershme të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, në Sporting CP.
Kutuzov theksoi se dëshira e Ronaldos për të qenë më i miri ishte shfaqur edhe kur ai ishte vetëm 17-vjeçar.
"Ne ishim dy fëmijë në një ekip kampionësh, që i kishte fituar të gjitha", i tha Kutuzov Gianluca Di Marzio.
Ai ishte 17 vjeç dhe unë 21. Ai më pyeti për Milanin dhe se si ishte të stërvitesh me lojtarë të atij kalibri”, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Kutusov vazhdoi të tregojë se si ka ndryshuar loja e Ronaldos që nga ajo kohë.
“Ai gjithmonë ka dashur të shënojë, edhe pse tani ai është një lojtar ndryshe”, tha ai.
“Në atë kohë ai ishte më shumë një driblues, sot ai është i kompletuar dhe kontribuon në çdo pjesë të fushës”.
Dyshja gëzonte një marrëdhënie të ngushtë dhe Kutuzov kujtoi kur Ronaldo ishte i emocionuar kur u kthye në stërvitje me makinën e tij të parë.
"Ne kemi ndarë një dhomë shumë herë", tha ai.
“Më kujtohet kur bleu makinën e tij të parë, një Mercedes, që nuk dinte as ta ngiste”.
"Por kënaqësia e tij kur mbërriti në stërvitje me një makinë që e kishte blerë ishte e pabesueshme."