Skuadra e Olympique Lyonnais e ka prezantuar sot Brazilianin Endrick, me anë të një konference për shtyp.
Braziliani, u bashkua me Francezët në formë huazimi nga Real Madridi për 6 muajt e mbetur të këtij sezoni. Endrick do ta mbajë numrin 9, njëjtë sikurse te Reali.
Në konferencën e tij të parë me klubin francez, ai tha se ishte një moment i veçantë për të dhe familjen e tij.
“Doja të largohesha për të luajtur. I thashë vetes tani është koha. Kur Lyon më kontaktoi, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, gruan time dhe familjen time. Kur Zoti më flet, ai më thotë të zgjedh një rrugë dhe unë e ndjek atë. E dija që duhej të punoja përpara për të luajtur te Lyoni”, deklaroi Endrick.
Ai do të jetë i gatshëm qē nga sfida e rradhës për Lyonin, të cilët do të përballen ndaj Lille si musafir në kuadër të kupës së Francës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.