Këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, është diskutuar për problemet të cilat i shkakton gjëndra tiroide, ku e ftuar ishte edhe endokrinologia, Rreze Serhati.
Doktoresha Serhati, siguroi pacientët se diagonstikimi i problemeve me gjëndrën tiroide bëhet në Klinikën Universitare të Prishtinës, përcjell Klankosova.tv.
"Kemi pacientë të cilët pas heqjes së tiroidës, duhet të bëhet skanimimi me jod, dhe pas atij skanimi jepet jod me doza shumë të larta që nëse ka ind rezidual, nëse ka ind të mbetur të gjendrës tiroide, apo nëse kemi nyje limfatike metastatike, atëherë me anë te jodit shkatërrohen ato, dhe procedurat mund të konciderohet se janë kryer komplet", është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=JMJLRXn9TMY
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.