Lajmet e fundit

Portieri i Manchester City, Enderson Moraes, pranon se numri një i Liverpoolit, Alisson, është “një nivel mbi të” për të qenë i përzgjedhur për ta mbrojtur portën e kombëtares së Brazilit.
Alisson ka qenë më i preferuar sesa Enderson për Brazilin, duke luajtur në 32 ndeshje për kombëtaren e tij, teksa i fundit ka vetëm një paraqitje.
Megjithatë, anëtari i City-t do ta ketë shansin ta tregojë veten në miqësoren kundër Arabisë Saudite të premtën, shkruan AS, përcjell Klan Kosova.
“Mendoj se ka ngjashmëri të shumta mes ne të dyve. Ai (Alisson) është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Liverpool”, ka thënë Enderson.
“Ai është një nivel mbi mua. Ka luajtur në Kupën e Botës. Brazili ka mjaft portierë të mirë saqë, kushdo që përzgjidhet, do ta kryejë punën siç duhet”.