Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit të votave për kandidatë për deputetë ende s’ka nisur procesi i numërimit.
Gazetarja e Kiks Kosovës, Sara Aliu, ka bërë të ditur se nga ora 16:40 do të duhej të niste numërimi i votave për kandidatë për deputetë, por tha se deri më tani ende nuk ka nisur procesi për shkak të problemeve teknike.
“Sic kuptuam nga burimet tona, deri në 7-8 herë ka pasur probleme sistemi dhe ende asnjë kuti e votave nuk është numëruar”.
“Numërimi i votave për kandidatë për deputetë ka nisur me vonesë, ku sipas shoqërisë civile, numërimi është dashur të niste që dje nga ora 08:00”, tha gazetarja Aliu, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=0VQ2gFYdVrs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.