Lajmet e fundit

Gazetarja Teuta Buci ka folur për rastin e djeshëm të sulmit me armë zjarri ndaj kryetarit të Haraçinës në Maqedoni të Veriut.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se deri tani Policia e Maqedonisë së Veriut nuk ka dalë me të dhëna zyrtare për rastin në fjalë, por se flitet që është një grup që vazhdimisht e kërcënon dhe e ka sulmuar edhe më herët kryetarin e Haraçinës.
"Informatat më të reja të policisë janë se ende janë në kërkim të autorit të rastit në fjalë. Kryetari i Haraçinës që nga marrja e mandatit është përballur me sulme dhe kërcënime, në shtator të vitit të kaluar pati edhe një sulm fizik dhe rasti është paraqitur tek organet e rendit".
"Kërcënimet që kanë marrë dhe sulmi i djeshëm dyshohet se vijnë nga i njëjti grup i personave, për rastin e fundit policia ende nuk ka dalë me informata zyrtare, por në opinion dyshohet se bëhet fjalë për persona të njëtjë", ka thënë Buci. /Klankosova.tv