Lajmet e fundit

Në redaksinë e Kiks Kosovës ka mbërritur një ankesë nga një psikologe e Komunës së Ferizajt. Ajo dyshonte se në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” është punësuar një psikologe pa u shpallur fare konkurs publik, ndonëse për këtë pozitë, sipas ligjit, duhet të ketë konkurs publik.
Sipas sinjalizueses së Kiksit, ajo ka aplikuar vazhdimisht në konkurse të mëhershme për psikologe shkollore dhe ka qenë e suksesshme në vlerësime profesionale. Madje, thotë se zyrtarë komunalë i konfirmonin verbalisht se i plotësonte kriteret, por se, siç i është thënë, “emrat vijnë të paracaktuar”.
https://klankosova.tv/punesimi-i-perkohshem-i-psikologes-ne-ferizaj-cka-e-lidh-ate-me-drejtorin-e-arsimit-video122/
Psikologia që ka sinjalizuar këtë rast aktualisht punon në një komunë tjetër, ku është pranuar përmes një konkursi të rregullt. Çdo ditë ajo udhëton nga Ferizaj bashkë me fëmijët e saj, të cilët i dërgon në kopsht, ndërkohë që në komunën e saj thotë se konkurse për psikologë nuk janë shpallur prej afro pesë vjet.
Pas kësaj ankese, ekipi i Kiks Kosovës u nis drejt shkollës për të kuptuar se si qëndron e vërteta dhe pse ka ndodhur një rast i tillë.
Se çka mësoi ekipi, ndiqeni në videon më poshtë: