Një stërvitje trajnimi u shndërrua në një propozim të papritur për një zjarrfikëse në New York.
Departamenti i zjarrit i Barneveld, ka postuar momentin e ëmbël, përmes një videoje të postuar në Facebook.
Ata thanë se kishin një stërvitje të posaçme stërvitore më 1 prill për të ndihmuar nënkolonelin Kelby Ueltschi t’i propozojë të dashurës së tij, zjarrfikëses Becca Pelletier.
Video tregon teksa Becca përfundon stërvitjet, kur më pas pa Kelby në gjunjë.
Zjarrfikësit e tjerë moren pjesë në këtë moment kaq emocionues, duke mbajtur një shirit që thoshte: “A do të martohesh me mua”.
Ajo tha po.
Më poshtë mund ta shikoni videon.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.