Lajmet e fundit

Një grua ka përshkruar se si burri i saj përjetoj frymën e fundit vetëm pak çaste pasi kishin bërë dashuri, një vit pasi ata u martuan.
Alan Dean dhe gruaja Michelle nga Lancashire, ishin shtrirë në shtrat pas kthimit nga një udhëtim romantik për të festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.
Alan 61 vjeçar vdiq papritmas, edhe pse ai kishte qenë i aftë dhe shumë i shëndetshëm më parë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Michelle tha: “Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, një minutë më parë ne ishim duke bërë dashuri. Alan tani është i vdekur”.
“Alan kishte kaluar një kohë të vështirë më parë. Ai e kishte humbur gruan e tij të mëparshme në një aksident trafiku në vitin 2000. Por, pavarësisht kësaj ai ishte një person pozitiv”, shtoi Michelle.
Ai i kishte propozuar Michelles në Greqi në vitin 2011, duke fshehur një unazë diamanti brenda një perle.
Më 8 maj ata u martuan në Qipro, më pastaj ata udhëtuan në një pushim romantik.
Michelle tha: "Ne kishim një pushim të mrekullueshëm, shumë të relaksuar. Ne u kthyem në shtëpi dhe kemi ngrënë në një restorant lokal dhe pastaj shkuam në shtrat”.
"Të nesërmen në mëngjes, duke u puthur në shtrat, pasi kishim mbaruar, kemi biseduar së bashku”.
“Alan filloi të bëhej i çuditshëm, kam menduar se po bën shaka në fillim. Por pastaj kuptova se ai ishte duke luftuar për të marrë frymë”, përfundoi Michelle.
Michelle kishte përjetuar panik, dhe kishte marrë ambulancën, por Alan nuk u shpëtua dot, ai vdiq.