Lajmet e fundit

Pamjet e më poshtme do të ju ngrohin zemrën.
Është nxënësi Hector Montez, i cili bëri një vepër të mrekullueshme pasi ndërtoi marrëdhënie të ngushta me mësuesin e tij dhe trajnerin e futbollit Thomas Walser, përcjellë Klan Kosova. Hector Montez, befasoi mësuesin e tij Walser, me një palë atlete Air Jordan, pikërisht në ambientet e klasës, në shkollën e mesme Coronado, të Californisë. Mësuesi Walser, u ndje tejet i emocionuar kur pa atletet të cilat sipas tij i kishte dëshiruar qysh kur ishte në moshën gjashtëvjeçare. ‘’Oh man! Çka! Ato kanë poashtu edhe madhësinë time të saktë!!? Ndërsa Hector, derisa i ka dhënë dhuratën e tij, ka shtuar: ‘’Ju gjatë këtij viti më thatë se këto ishin atletet tuaja më të preferuara madje më tregonit edhe madhësinë’’, i referohej nxënësi në fjalë, trajnerit të tij Thomas Walser, përcjellë Klan Kosova. Për më shumë detaje, shikoni pamjet e publikuara mw poshtë: