Lajmet e fundit

Në përkujtim të 28 vjetorit të vrasjes së Ilir Konushevcit, sot është publikuar një fotografi pranë varrit të tij nga Fahri Fazliu i ri, familjar i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu, së bashku me Ilir Konushevcin e ri, nipin e gjeneralit Ilir Konushevcit.
Në këtë moment përkujtimor nga brezat e rinj të familjeve heroike u nderua figura e Konushevcit, njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe mbështetësit e rëndësishëm të logjistikës së saj.
[caption id="attachment_2838904" align="alignnone" width="618"]
Fahri Fazliu i ri dhe Ilir Konushevci i ri[/caption]
Ilir Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/28-vjet-nga-vrasja-e-gjeneral-ilir-konushevcit/