Princesha e Uellsit, Diana, ndonëse vdiq në 1997 përveç kujtimeve po bëhet e pranishme tek Familja Mbretërore të paktën edhe përmes artit.
Artistja Autumn Ying është ajo e cila vendosi të realizonte ëndrrën e bijve të Dianës, duke pikturuar një imazh të princeshës me nuset e saj, njofton Klan Kosova.
Princi Harry, në ditën e martesës së tij, dëshironte fort që të paktën shpirti i princeshës së ndjerë të ishte i pranishëm gjatë gjithë ceremonisë së dasmës dhe festimeve.
Punimi duket me të vërtetë shumë i bukur dhe mjaft kreativ.
Nuset qëndrojnë krah Princeshë Dianës dhe mbahen nga duart ndërsa shkëlqejnë në të gjithë bukurinë e tyre!