Prime-i i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta, rrëfim prekës dhe përplasje të ashpra mes banorëve.
Spektakli u karakterizua nga histori personale që prekën publikun, debate që çuan në prishje miqësish, akuza dhe reagime të forta emocionale, por edhe momente humori e surpriza muzikore, transmeton Klankosova.tv.
Rrëfimi i ndjerë i Labinot Rexhës për raportin me motrën, përplasjet mes Arditit dhe Fjollës, Elijonës dhe Toneyt, si dhe debatet e ashpra mes Albës dhe Benitës dominuan mbrëmjen.
Po ashtu, Prime-i u shoqërua me deklarata “bombë”, performancë live nga Leonora Jakupi dhe përfundoi me nominimet e javës, duke hapur televotimin për publikun.
Leonora Jakupi performoi live
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, rezervoi një surprizë për publikun, duke performuar live këngën e saj më të re, “A je gjallë”, në Prime-in e 13-të.
https://www.youtube.com/watch?v=NbJBt8PT-ss
Deklarata “bombë” e Albës pas vandalizimit të arushit
Pas shkatërrimit të arushit të saj “Stitch” nga Londrimi, Klodi dhe Labinoti, Alba bëri një deklaratë që shkaktoi të qeshura në shtëpi, duke thënë se të tre djemtë kanë shprehur pëlqim për të. Reagimi i tyre ishte kryesisht tallës dhe situata ndaj banores.
https://www.youtube.com/watch?v=ROOxiyR8Ldk
Shpërthimi i Elijonës ndaj Toneyt
Një tjetër moment tensioni u shënua mes Elijonës dhe Toneyt, pasi ky i fundit u shpreh se ishte ndier i provokuar nga gjetja e të brendshmeve të Elijonës në dollapin e tij. Elijona reagoi ashpër gjatë Prime-it, duke e quajtur situatën të turpshme dhe duke kërkuar më shumë respekt.
https://www.youtube.com/watch?v=Zpzk7x78Gl0
Debati i ashpër mes Albës dhe Benitës
Një përplasje e fortë emocionale ndodhi mes Albës dhe Benitës, pasi Alba ia kishte përmendur Benitës nënën e sëmurë. Debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit, ku Benita reagoi e prekur dhe e mllefosur, duke theksuar se për të, nëna ka një vlerë të jashtëzakonshme, e duke akuzuar Albën se ndoshta për të, “nëna s’ka aq vlerë”.
https://www.youtube.com/watch?v=myS3jqC7R30&t=55s
Arditi i dha fund miqësisë me Fjollën
Gjatë Prime-it ndodhi një përplasje e fortë mes Arditit dhe Fjollës, pas publikimit të një klipi me debatet e provokuara mes tyre. Situata eskaloi aq shumë, sa Arditi, i revoltuar, vendosi t’i japë fund miqësisë me Fjollën, edhe pse ata kishin qenë miq edhe jashtë shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=A2ohAejA7Lo
Rrëfimi prekës i Labinot Rexhës për motrën
Banori, Labinot Rexha, ka prekur publikun me rrëfimin e tij emocional për raportin me motrën. Ai pranoi se për pesë vjet nuk kishte pasur kontakt me të, për shkak se ajo ishte martuar me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare. Labinoti u shpreh thellësisht i penduar për këtë vendim, duke thënë se mungesa e saj ishte ndjerë shumë në familje. Takimi pas pesë vitesh me motrën dhe mbesën e tij ishte shumë emocionues, ndërsa ai theksoi se sot ajo është e lumtur dhe kjo e bën edhe atë më të lumtur.
https://www.youtube.com/watch?v=w-w4g4y4Z6k
Të nominuarit e kësaj jave
Pas nominimeve, në televotim këtë javë janë:
Toney, Bia, Alba, Arditi, Labinoti, Labi dhe Sasa.
Televotimi është hapur me pyetjen:
“Kë doni ta shpëtoni?”
https://www.youtube.com/watch?v=G_5ECgzlllI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.