Shumë urime!
Emma Stone është fejuar me të dashurin e saj, producentin e “Saturday Night Live” David McCary.
Ky i fundit e ka bërë të ditur këtë lajm duke e postuar në Instagram një fotografi të çiftit ku aktorja shihet me unazën e saj të fejesës.
https://www.instagram.com/p/B5q8jCvBv7O/?utm_source=ig_embed
Stone dhe McCary, që nuk kanë dashur të jenë në qendër të vëmendjes, e kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë në muajin tetor të vitit 2017.
Që nga atëherë, ata kanë bërë disa paraqitje publike përfshirë edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve 2019 Screen Actors Guild Awards, një lojë të NBA si dhe “Boom Boom Afterparty” të Met Gala.
Aktorja e njohur amerikane ishte parë edhe në muajin prill me një unazë që dukej sikur ishte simbol i fejesës, por që asgjë nuk ishte konfirmuar nga çifti.
34 vjeçari McCary që është shkrimtar dhe një nga producentët e “Saturday Night Live” e ka takuar 31 vjeçaren Stone para dy vjetësh, kur kjo e fundit kishte qenë moderatore e këtij shou televiziv.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.