Lajmet e fundit

Emma Stone nuk ishte shumë e lumtur për nisjen e një dekade të re.
Aktorja 30 vjeçare që është në kopertinën e revistës Vogue të Britanisë për muajin shkurt ka thënë se kur ajo i kaloi të 20-tat, ishte një ndryshim që e kishte bërë atë të ndihej me emocione të përziera.
“Unë isha e mërzitur për rreth një javë. Por unë e kuptova se pse pjesa më interesante, kur kalon në moshën e pjekurisë, është se shumica e gjërave bëhen pak të hidhura. Unë akoma jam duke e gjetur veten”, ka thënë ajo në intervistën për këtë revistë.
Derisa vitet kalojnë, Stone ka kuptuar disa prej mësimeve më të vlefshme të jetës, duke e kuptuar se “jo të gjithë njerëzit të pëlqejnë” dhe se duhet punuar në atë që “nuk duhet shkatërruar vetja për të fituar të pamundshmen”.
“Askush nuk e di se çfarë po bën. Ne të gjithë jemi disa njerëz që përpiqemi ta kuptojmë se si ta përmbyllim ditën”, ka thënë tutje ajo, transmeton Klan Kosova.