Meryl Streep është emëruar bashkëdrejtuese e Institutit të Kostumeve të Artit të Muzeut Metropolitan të New Yorkut.
Fituesja e çmimit Oscar e ka luajtur rolin e Miranda Priestly, një version fiktiv i redaktores së revistës së njohur “Vogue” Anna Wintour në filmin “The Devil Wears Prada”.
Wintour duket se nuk i ka mbetur hatri pasi ajo e ka zgjedhur Streep për ta udhëhequr Met Gala 2020 ku do të jetë bashkë me Lin-Manuel Miranda dhe fituesen tjetër të çmimit Oscar, Emma Stone.
Disenjatori Nicolas Ghesquiere është emri i fundit në grupin e drejtuesve të kësaj ngjarje, transmeton Klan Kosova.
Tema e mbrëmjes së sivjetme gala është “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja” të cilën muzeu e përshkruan si një meditim mbi natyrën afatshkurtër të modës.
Met Gala do të mbahet më 4 maj dhe si gjithmonë spektakli do të organizohet nga Andrew Bolton.
https://www.youtube.com/watch?v=-EF4FweRS1w&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.