Emma Roberts po zbulon gjëra rreth jetës së saj në rrjete sociale.
Gjatë një interviste te re, aktorja 29-vjeçare e Scream Queens ka folur rreth aplikacioneve të saj të preferuara të momentit, duke zbuluar se ka një llogari sekrete në Tumblr.
“Po harxhoj jashtëzakonisht shumë kohë në Instagram, kjo është e sigurt, dhe bëj shumë porosi në Caviar këto ditë”, deklaroi ajo.
“Por unë gjithashtu jam një adhuruese sekrete e Tumblr. Më pëlqen Tumblr, e që është diçka që njerëzit nuk e dinë për mua – kam gjashtë ndjekës në këtë llogari dhe askush nuk e di se jam unë. Është një hapësirë e lumtur e imja”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.