Futbollisti shqiptar Rey Manaj, do ta vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Manaj është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Al Sharjah.
28-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa kartoni i tij u ble për 2.5 milionë euro nga Sivasspor.
Klubi turk i ka 10 për qind të të drejtave, në rast të një shitjeje të ardhshme të sulmuesit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është një lojtar me përvojë, pasi ka luajtur në disa kampionate të ndryshme evropiane.
Në fillimet e karrierës ka veshur fanellën e Interit dhe Barcelonës, megjithëse ato eksperienca nuk ishin të suksesshme, transmeotn Klankosova.tv.
Në vitin 2023, ai u transferua në Superligën turke, ku në dy sezone zhvilloi 60 ndeshje dhe shënoi 30 gola.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.