Arsenal ka shënuar fitore bindëse kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
3:0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje në "Emirates Stadium".
Declan Rice, realizoi dy herë nga goditja e lirë e golin përfundimtar e shënoi Mikel Merino.
Me këtë rezultat, "Topçinjtë" i kanë gjasat tejet të mëdha për ta prekur gjysmëfinalen.
Por, mbetet të shihet se çka do të ndodh me ndeshjen e kthimit që luhet në "Santiago Bernabeu" pas gjashtë ditësh./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.