Eminem ka shfaqur edhe njëherë mospëlqimin e tij ndaj presidentit aktual amerikan, Donald Trump, për mbështetësit e të cilit tha se janë tru-shpëlarë.
Duke folur për Vulture, reperi tha se fillimisht atë e kishte intriguar ideja e presidencës së Trump-it, para se shpejtë t’i kuptonte implikimet negative pas komenteve të Trump-it në imigracionin meksikano-amerikan.
“Gati sa nervozohem kur mendoj për të – kaq të zemëruar më bën ai”, tha Eminem.
“Njerëzit të cilët e përkrahin janë njerëzit për të cilët ai brengoset më së paku, dhe ata as që e kuptojnë”.
“Në ç’pikë – një qytetar i klasës punëtore, dikush që po provon që t’i përmirësojë gjërat për ty dhe familjen tënde – mendon që ky njeri që nuk ka njohur kurrë një vështirësi në tërë jetën e tij, që ka shmangur ushtrinë shkaku i oestofiteve, që thotë se është miliarder, vërtetë po kujdeset për ty?”
“Ai ua ka shpëlarë trurin njerëzve”, përfundoi reperi amerikan.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.