Eminem ka filluar fundjavën me fitore të dyfishtë, duke kryesuar të dy listat në Mbretërinë e Bashkuar - atë të albumeve dhe të këngëve.
Publikimi i befasishëm i albumit "Music To Be Murdered By" u kritikua mjaft pasi në një këngë reperi i referohet sulmit me bombë në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 perosna.
Por të enjten, 47 vjeçari mbrojti tekstet e tij të diskutueshme, duke thënë se ato nuk kishin për qëllim të merren fjalë për fjalë.
Eminem iu përgjigj kritikëve të tij duke thënë se disa tekste në album ishin "të dizajnuara për të tronditur ndërgjegjen, e cila mund të shkaktojë veprime pozitive".
Listimi i fundit njëherit shënon edhe albumin e dhjetë me radhë të reperit, i cili kryeson listën e albumeve më të dëgjuara.
https://www.youtube.com/watch?v=EajIXEc7hyk&list=PLaZcYAgpdq2Mt2DvCTfZwx2yA3-3c8cuq
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.