Kreu i Manchester Andy Burnham, ka kritikuar reperin Eminem për disa vargje, siq i quajti, të panevojshme, që lëndojnë dhe janë thellësisht mosrespektuese, në lidhje me sulmin me bombë të vitit 2017 në këtë qytet.
Në një këngë në albumin e tij të ri, ylli amerikan thotë "unë po mendoj të bërtas "bomba larg" në lojë / Si të jem duke pritur jashtë një koncerti të Ariana Grande".
Kjo pasohet nga tingulli i një shpërthimi.
Këto vargje janë të këngës Unaccommating, në të cilën ylli krenohet për ndikimin e tij në hip-hop, pjesë e albumit të tij Music To Be Murdered By, i cili u publikua të premten.
https://www.youtube.com/watch?v=NriGTu58y6w
Në një deklaratë për BBC News, Burnham tha se "kjo është e panevojshme e dëmshme dhe thellësisht mosrespektuese për familjet dhe të gjithë ata që preken".
22 persona vdiqën kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një turmë pas koncertit të Ariana Grande në Manchester Arena në maj të vitit 2017.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.