Lajmet e fundit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka tingëlluar mjaft optimist para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
“Dua që ekipi im të luajë kundër më të mirëve”, tha Emery pas ndeshjes.
“Marquinhos, Verratti, Mbappe dhe Cavani të gjithë kanë stërvitur dje. Vetëm Pastore nuk mundi të stërviste por do ta shohim se si është sot. Përpos Neymarit, të gjithë janë në dispozicion për këtë lojë”.
Emery e quajti moment të rëndësishëm këtë për Paris Saint-Germain, pasi që Liga e Kampionëve është një nga objektivat e klubit.
“Është një moment shumë i rëndësishëm sido që ta shikoni, Liga e Kampionëve është një nga objektivat e klubit por tjera ndeshje të mëdha do të na dalin përpara në të ardhmen”.
“Është një moment unik, një moment i madh për fansat – dhe po ashtu për të gjithë Francën”.
“Është një moment për ne që ta bëjmë një hap para”.