Lajmet e fundit

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, nuk e di nëse portieri veteran Petr Cech do të jetë pjesë e Topçinjëve edhe në sezonin e ardhshëm.
Portierit çek në fund të sezonit i përfundon kontrata dhe e ardhmja e tij në ekipin londinez mbetet ende e paqartë. Ai në këtë sezon ka startuar vetëm në katër ndeshje, dy në Kupën Carabao dhe Europa League, pasi ishte i lënduar, njofton Klan Kosova.
"Kur ai luajti në fillim të sezonit, kishte paraqitje shumë të mirë, kurse kur u lëndua, Leno filloi të luante edhe me performancë të mirë dhe më pas ai e riktheu pozitën e tij në stol”, tha Emery për Cech.
Në paraqitjen e së premtes para gazetarëve trajneri Emery u pyet për mundësinë e transferimit të portierit të Real Madridit në Emirates, por ai e mohoi këtë.
“Nuk e di tani. Kjo është një pyetje për klubin dhe lojtarin në fjalë.”, ishin fjalët e 47-vjeçarit në konferencën për media.
Petr Cech ka gjasa të qëndroj te Arsenal nëse ekipi nuk gjen ndonjë zëvendësim, ndërsa portieri i huazuar te Napoli, David Ospina nuk duket se ka vend në planet afatgjata të Emeryt.