Lajmet e fundit
Trajneri i Sevillas ishte i lumtur me performancën e të përzgjedhurve të tij, megjithë humbjen.

Unai Emery ishte optimist për të ardhmen e skuadrës, ani pse Sevilla u mposht të martën mbrëma nga Barcelona në kuadër të Superkupës së UEFA-së.
Në një ndeshje për infarkt, të përzgjedhurit e Emeryt s’e mposhtën dot Barcelonën që triumfoi me rezultat 5-4.
Pas rikthimit nga 4-1, në 4-4, Emery mendon se skuadra ka forcë të mjaftueshme për të luftuar në La Liga sezonin e ardhshëm.
“Nuk e di nëse rezultati është i drejtë”.
“Por, me mundësitë dhe potencialin që treguam, unë jam shumë i kënaqur”.