Lajmet e fundit

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Unai Emery këmbëngul që transferimi rekord, Neymar do të qëndrojë në kryeqytetin francez.
Spekulimet dolën në sipërfaqe gjatë ndeshjeve të kombëtareve që braziliani është jo i lumtur në klubin të cilin iu bashkua me gusht, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.
“Kur e morëm nga Barcelona kishim një qëllim të caktuar, klubi dhe presidenti dëshironin që të qëndrojë dhe ai nuk do të shkojë askund”, ka thënë Emery.
“Të gjithë futbollistët, janë burra para se të jenë futbollistë. Flas me Neymar dhe kjo është më e rëndësishmja sesa thashethemet”, ka shtuar ai.
“Përshtatja është e ndryshme për secilin futbollist. Po bëjmë gjithçka që ta ndihmojmë atë të përshtatet sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë Emery.